Komuna e Gjakovës del me një njfotim të rëndësishëm

16:11 | 17 December 2018

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe Komuna e Gjakovës ka dalë me një njoftim.

Komuna e Gjakovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se të gjitha subjektet afariste dhe OJQ-të në Komunën e Gjakovës nuk duhet të punojnë gjatë festave zyrtare, përkatësisht të martën me datë 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, përjashtim bëjnë veprimtaritë afariste si: hoteleri, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtaritë shëndetësore, pikat e shitjes së karburanteve dhe veprimtaritë e tjera të veçanta për të cilat paraprakisht merret pëlqim nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

“Drejtoria për Punë Inspektuese, kërkon që të respektohen dispozitat e rregullores, në të kundërtën i paralajmëron të gjithë pronarët dhe personat përgjegjës të subjekteve afariste se në raste se Inspektoret e Tregut konstatojnë se ushtrohet veprimtaria me datën 25 dhjetor, do të gjobiten si dhe do të ju ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë që është në kundërshtim me Rregulloren për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve në Komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Komento: