Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet.
Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai gjithashtu ka treguar se është instaluar edhe dhoma e monitorimit të kamerave e cila do të mbikqyret 24 orë nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kamerat publike në Komunën e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në qytet. Njëkohësisht është funksionalizuar edhe dhoma e monitorimit të kamerave e cila do të mbikëqyret 24/7 nga Policia e Kosovës.
Pas projektit të ndriçimit publik, instalimi i kamerave të qytetit shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë publike të junikasve. Me këtë rast Komuna e Junikut ka realizuar edhe një premtim tjetër elektoral të dhënë para qytetarëve.
Urime të gjithve.
R.Sh