Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje binjakëzim me komunën Nuthe Urstromtal- Gjermani

23:29 | 25 Tetor 2023
komuna-e-junikut-nenshkruan-marreveshje-binjakezim-me-komunen-nuthe-urstromtal-gjermani

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se Komuna që e udhëheq ai ka nënshkruar marrëveshje binjakëzim me komunën Nuthe Urstromtal- Gjermani, raporton Front Online.

Ai ka thënë se marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë mes dy komunave, ku pret që ky bashkëpunim të sjellë avantazhe për të dyja palët në të ardhmen.

“Pas një vizite të suksesshme tre-ditore nga delegacioni gjerman, kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, dhe kryetari i Komunës Nuthe Urstromtal, z. Stefan Scheddin, kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave. Kjo marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë mes dy komunave dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të sjellë shumë avantazhe për të dyja palët në të ardhmen”, ka shkruar Shehu.

Komento: