Komuna e Kaçanikut do të shpenzojë afër 3 500 euro për t’i akomoduar 35 në zyrtarë në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Komuna e Kaçanikut do të shpenzojë afër 3 500 euro për t’i akomoduar 35 në zyrtarë në Shqipëri

13:07 | 10 Shkurt 2020

Komuna e Kaçanikut do të shpenzojë plotë 3 430 euro për t’i akomoduar në Shqipëri.

Në këtë udhëtim do të shkojnë 35 zyrtarë komunal.

Në arsyetimin e Komunës thuhet se ky udhëtim realizohet me qëllim të realizimit të mbajtjes së një punëtorie.

Zyra e Prokrumit në këtë komunë ka zgjedhur kompaninë Arditi toruerrs për kryerjen e këtyre shërbimeve.

“Sherbimet e transporti akomodimit dhe ushqimit per Antaret që marrin pjesë sipas itenerarit. -Transporti sipas iteneraret. -Akomodimi i anëtarëve(All inclusive) perzgjedhja sipas deshires (tri racoione ditore). -Akomodimi ne dhomat e hotelit duhet te jetë maximumi 2 persona me shtreter te ndarë si dhe te posedoj sallë për mbajtjen e puntorive. -Numri i personave 35 . -(tri ditë- dy netë)”, thuhet në njoftimin e kontratës së publikuar në KRPP, përcjell ORAinfo.

E ggjithë kjo, Komunës do t’i kushtojë 3 430 euro. /ORAinfo/

Komento: