Stafi udhëheqës i komunës së Klinës do të pajisen me telefona mobil pa pasur nevojë të fusin dorën në ‘xhep’.
Ata do të pajisen me këso telefonash me para të taksapaguesve.
Komuna e Klinës që udhëhiqet nga kryetari Zenun Elezaj do të shpenzojë hiç me pak se 9 216 euro për blerjen e këtyre telefonave, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në këtë Komunë ka shpallur fituese të tenderit për furnizim me telefona mobil kompaninë “Albus”.
Ky tender është proceduar me vetëm një ofertë, me atë të kompanisë fituese.
Shfrytëzimi i buxhetit për blerje të tilla është kritikuar ashpër nga shoqëria civile. /ORAinfo/