Komuna e Lipjanit njofton qytetarët se u ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër

17:23 | 04 Gusht 2023
komuna-e-lipjanit-njofton-qytetaret-se-u-ndalohet-levizja-dhe-parkimi-i-automjeteve-afer-objektit-te-komunes-se-vjeter

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka nxjerrë Urdhëresë përmes së cilës ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe parkimin e automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër e cila gjendet në Lipjan, rruga “Shqipëria” ku ka filluar rrënimi i objektit të Komunës së Vjetër.

Kjo ndalesë do të vlejë deri në përfundimin e rrënimit të terësishëm të objektit për shkaqe të sigurisë së qytetarëve gjatë punimeve.

Po ashtu me këtë Urdhëresë qytetarëve u ndalohet shfrytëzimi i rrugicave për hyrje dhe dalje në sheshin “Adem Jashari të qytetit të Lipjanit dhe secilës rrugicë që kufizohet me objektin dhe hapësirën që rrethon objektin e vjetër të Komunës së Lipjanit.

Postimi i plotë:

Komento: