Komuna e Malishevës dhe KFOR-i me memorandum bashkëpunimi për turizëm

20:15 | 05 Korrik 2024
komuna-e-malisheves-dhe-kfor-i-me-memorandum-bashkepunimi-per-turizem

Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune zëvendëskomandantin e rajonit perëndim të KFOR-it, kolonelin Besnik Fana.

Sipas njoftimit të kësaj komune, takimi u organizua për të formalizuar nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, me fokus në programin “Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”.

Tutje në njoftim thuhet se ky program do të implementohet në bashkëpunim me Universitetet “Haxhi Zeka”, “Ukshin Hoti” dhe “Fehmi Agani”.

Kastrati shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimet e përgjithshme në vend.

Komento: