Komuna e Malishevës ende nuk ka marrë vendim për faljen ose jo të tatimit në pronë.
Ani pse, afati i fundit i dhënë nga Qeveria është vetëm edhe nesër, shkruan Front Online.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka deklaruar për Front Online se sot do të takohet me kryesuesin e Kuvendit komunal për ta ftuar për nesër një mbledhje.
“Sot kam takim me kryesuesin dhe të tjerët edhe marrim vendim a po e thërrrasim mbledhjen për nesër”, ka thënë Kastrati për Front Online.
Kastrati ka shtuar se për të marrë një vendim të tillë u duhet të shikojnë sa i kanë humbjet.
“Do ta diskutojmë dhe të shohim sa i kemi humbjet, pra dëmet që na shkaktohen dhe sa e kemi leverdinë dhe do të jem në kontakt edhe me komunat tjera”, ka shtuar i pari i komunës së Malishevës.
Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, i ka njoftuar komunat se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurosh./Front Online