Komuna e Mitrovicës së Jugut merr vendim për shërbim të qytetarëve edhe në vikend

11:26 | 18 Dhjetor 2025
Komuna e Mitrovicës së Jugut merr vendim për shërbim të qytetarëve edhe në vikend

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka marrë një tjetër vendim, e siç njofton bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët edhe gjatë vikendit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi☀️

✍️Sot mora vendimin për ofrimin e shërbimeve për qytetarët nga Komuna e Mitrovicës edhe gjatë vikendit.

Duke marrë parasysh që në këtë periudhë, kur mërgata në numër të madh viziton Kosovën, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të tyre edhe gjatë vikendit.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 20.12.2025 deri më 04.01.2026 me orar pune me qytetarë nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Komento: