Komuna e Prishtiës: Situata është nën kontroll, nuk ka vend për panik

20:54 | 18 Korrik 2021

Komuna e Prishtinës vjen me njoftim pas reshjeve të shiut.

Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve duke punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.

Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit.. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.

Tani për tani situata është nën kontroll, dhe nuk ka vend për panik.

Komuna e Prishtinës do të ju njoftojë me kohë për rrjedhën e situatës dhe dëmet eventuale.

Komento: