Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë kurset e notit për fëmijët e klasave të para që cilët pjesë e skemës sociale

16:07 | 15 Nëntor 2023
komuna-e-prishtines-do-t’i-subvencionoje-kurset-e-notit-per-femijet-e-klasave-te-para-qe-cilet-pjese-e-skemes-sociale

Komuna e Prishtinës së shpejti do të fillojë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para, të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se shpejt do të fillojmë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithëpërfshirjen.

Komento: