
Komuna e Prishtinës ka renovuar banesën e invalidit të UÇK-së, Metush Kamberit, e cila ishte djegur nga zjarri muaj më parë.
Kështu ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
Ahmeti thotë se është tejet i lumtur që kishin mundësi ta ndihmojnë këtë familje.
Ja postimi i tij:
Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë.
Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës.
Jam shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje!
Ta gëzoni!