Komuna e Prishtinës ia rrëzon shtëpinë e ndërtuar me bamirësi një familje të Prishtinës

16:32 | 06 Korrik 2020

Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti e ka pa të arsyshme që në këohë pandemie ta rrëzojë një shtëpi që është ndëruar me bamirësi në periferi të Prishtinës.

Sot, një shtëpi në rrugën ‘Driton Azemi’ në lagjen Bregu i Diellit është rrënuar duke i lënë në rrugë pronarin me probleme shëndetësore dhe gruan e tij me një fëmijë të mitur.

Pronari i kësaj shtëpie, Rexhep Gashi, deklaroi se jeton në atë pronë për shumë vite, kurse shtëpia që ia kanë rrënuar ka qenë e ndërtuar nga një shoqatë bamirësie nga Mitrovica.

Gashi deklaroi se nuk di asgjë si kanë shkuar procedurat në lidhje me lejen e ndërtimit për shtëpinë.

Bashkëshortja e tij deklaroi se në muajin e Ramazanit kanë filluar punimet, ku sipas saj komuna ua ka ndërprerë, kurse tani që i kanë filluar prapë komuna ua ka rrëzuar shtëpinë duke i lënë në rrugë.

Komento: