Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike deri më 3 janar

17:48 | 19 Dhjetor 2020

Ahmeti: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike deri më 3 janar.

Komuna e Prishtinës ka lëshura urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike në vendet publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se të gjithë ata që e shkelin këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro.

Tutje në urdhëresë bëhet e ditur se hyn në fuqi nga 19 dhjetori deri më 3 janar.

“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike. Si çdo vit, nënshkruam urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje. Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh. Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit” është shprehur Ahmeti.

Komento: