Komuna e Prishtinës nis rrëzimin e objekteve pa leje në rrugën B

15:01 | 19 June 2019

Ka nisur rrënimi i të gjitha objekteve pa leje në rrugën B.

Ky aksion është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspektioriatit.

Këto pamje janë në afërsi të rrugës B.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës ata janë shprehur se do të ketë zero tolerancë ndaj objekteve pa leje dhe do të punohet për rregull në kryeqytet.

Komento: