Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

20:05 | 20 Maj 2026
komuna-e-prishtines-njofton-per-sherbime-falas-shendetesore-ne-germi,-cdo-te-shtune

Çdo të shtunë në orën 09:00, një ekip i urgjencës mobile i Kryeqytetit i përbërë nga mjek dhe staf teknik, do të jetë i pranishëm në Germi për të ofruar matje falas të shtypjes së gjakut dhe treguesve të tjerë bazikë shëndetësorë, njofton komuna e Prishtinës.

Në njoftim theksohet se çdo të shtunë, në orën 09:00, në Parkun e Gërmisë, organizohen ecje dhe vrapime rekreative në distanca prej 2 dhe 5 kilometrash.

“Pjesëmarrja është falas, pa karakter garues dhe e hapur për të gjitha grupmoshat, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike”, thuhet në njoftim.

Detaje:

Komento: