Komuna e Prishtinës pa zgjidhje, kërkon mendimet e qytetarëve për qentë endacakë

10:52 | 22 Gusht 2022

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.

“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.

Megjithatë qytetarët kanë ofruar mendimet e tyre për një zgjidhje të mundshme rreth çështjes së qenve endacakë.

Komento: