Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

16:20 | 04 Qershor 2026
komuna-e-prishtines-paralajmeron-300-euro-gjobe-per-ata-qe-hedhin-mbeturina-vellimore

Me 300 euro gjobë do të ndëshkohen ata që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike, ka paralajmëruar Komuna e Prishtinës.

“Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftim.

Komuna ka vendosur edhe numrat e telefonit për të raportuar ata që hedhin mbeturinat: 0800 12233; 0800 12244

Komento: