Komuna e Prishtinës paraljmëron gjoba deri në 8 mijë euro për ata që nuk respektojnë udhërat për koronavirusin

14:58 | 07 Prill 2020

Adonis Tahiri paraljmëron gjoba deri në 8 mijë euro për qytetarët dhe bizneset që nuk respektojnë udhërat për koronavirusin.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se personat dhe bizneset që nuk i respektojnë urdhërat në kuadër të masave për parandalimin e virusit COVID-19 do të gjobitën me të holla

Tahiri ka shkruar në Facebook se Komuna e Prishtinës ka pranuar qarkoren infornmative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të urdhërve për parandalimine përhapjes së koronavirusit.

“Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë kohë për vërejtje, diskutim e as mirëkuptim për eprsonat që nuk i zbatojnë urdhërat.

Komento: