Komuna e Prishtinës ua fal qytetarëve nga 75 euro tatim në pronë

18:25 | 07 Dhjetor 2023
komuna-e-prishtines-ua-fal-qytetareve-nga-75-euro-tatim-ne-prone

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për falje të tatimit në pronë prej 75 euro.

Me 28 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua ky propozim.

“Falja do te jetë jo më shumë se 75 euro, tatimpaguesit që tashmë e kanë paguar deri në vlerën 75 do të jetë si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë Nora Kelmendi, kryesuese e Kuvendit Komunal.

Komento: