Komuna e Shpend Ahemtit shpenzon edhe rreth 250 mijë euro për kifle

13:02 | 03 Mars 2020

Komuna e Prishtinës vazhdon që të furnizojë me kifle nxënësit e shkollave fillore në Prishtinë.

Komuna që udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti, ka përzgjedhur kompaninë që të do furnizojë shkollat e Prishtinës me kifle për nxënësit e klasave 1 – 5.

Për këtë, komuna do të shpenzojë 247 mijë euro, përcjell ORAinfo.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, ka udhëhequr këtë procedurë të prokurimit ke vetëm një ofertë të përgjegjshme.

Në njoftimin e dhënies së kontratës shihet se për këtë tender kanë aplikuar 3 kompani, përderisa vetëm kompania fituese “Premium Bakery”, ishte kompania përgjegjëse.

Vlera e kësaj kontratë peshon prej 24 7 mijë e 752 euro. /ORAinfo/

Komento: