
Lehonat e komunës së Lipjanit kanë marrë lajm të mirë.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se i kanë ndarë nga 100 euro për nënat lehona.
Ai ka njoftuar se deri më tani kanë aplikuar 148 nëna lehona të cilave u janë ekzekutuar shtesat, derisa tha se mundësia për aplikim vazhdon akoma.
“Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e porsalindur”.
“Mundësia e aplikimit vazhdon akoma dhe inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare”, ka shkruar Aliu në Facebook.