Komuna e Skenderajt ia gaboi emrin komandantit Adem Jashari!

23:44 | 14 Shkurt 2022

Komuna e Skenderajt i ka nisur përgatitjet për shënimit e 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo në një baner të vendosur në qytet është gabuar emri i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Emri i tij është shkruar “Adam”.

Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, i cili është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

“E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari.Gabimet e tilla nder të tjerash shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë”.

Komento: