Komuna e Vitisë nuk paguan rrymën, gjashtë fshatra mbesin në terr

23:51 | 18 Janar 2020

Gjashtë fshatra mbesin në terr për shkak se Komuna e Vitisë nuk paguan rrymën.

Banorët thonë se e gjithë kjo ndodhi si shkak i një borxhi prej 45 mijë euro që komuna e Vitisë i ka KEDS-it.

Në komunë pranojnë se faturat e muajit nëntor dhe dhjetor janë të pa paguara, por se sipas tyre shkyçja nuk duhej të ndodhte për një vonesë të vogël.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS,Viktor Buzhala, tha se kur të paguhen faturat, do të bëhet kyçja dhe do të kthehet ndriçimi.

Komento: