Komuna e Zveçanit dorëzon nesër në KQZ nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit

17:20 | 24 Janar 2024
komuna-e-zvecanit-dorezon-neser-ne-kqz-nenshkrimet-per-shkarkimin-e-kryetarit

Nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, do t’i dorëzohen nesër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online kryesuesja e Kuvendit Komunal, Selvete Kelmendi.

“Peticionin me nënshkrimeve do ta dorëzojmë nesër në KQZ”, ka thënë shkurt ajo.

Kelmendi ka bërë të ditur se në këtë komunë për shkarkimin e kryetari janë mbledhur 1834 nënshkrime.

“Grupi punues ma ka dorëzuar mua dje peticionin, ndërsa janë mbledhë 1834 nënshkrime”, ka thënë ajo.

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri ëhstë mbajtur në  në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të kaluar, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Nisja e mandatit të tyre në fund të majit, rriti tensionet në veriun e Kosovës.

Më pas, komuniteti ndërkombëtar kërkoi shtensionimin e tensioneve dhe bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nëse KQZ-ja konfirmon se peticioni ka qenë i suksesshëm, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve. Ky votim duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohen 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Më pas, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat nga 30 deri në 45 ditë që të shpallë zgjedhjet e parakohshme./Front Online

Komento: