Komuna largon pengesat ë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

12:43 | 26 Shkurt 2019

Janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Ahmeti ka shkruar se prej kur komuna e ka marrë nën menaxhim Stacionin kanë zbuluar shumë parregullsi.

“Para disa muajsh kemi marr në qeverisje Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat dhe kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: