Inspekcioni liron hapësirat publike në Parkun e Qytetit që shfrytëzoheshin nga lokalet e gastronomisë.
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka liruar sot hapësirat publike në Parkun e Qytetit, të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Inspekcioni ka bërë me dije se janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi.
“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.