Komuna: Shumë shpejt ndërtohet objekti i ri i Shtëpisë së të Moshuarve

20:03 | 20 Shkurt 2024
komuna:-shume-shpejt-ndertohet-objekti-i-ri-i-shtepise-se-te-moshuarve

Një cigare dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që kaploi objektin e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.

Sipas Donat Lushakut, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, gjendja e të lënduarve tanimë është stabile dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

“Tashmë të 57 të moshuarit janë të vendosur në një hotel në Prishtinë deri sa të rregullohet gjendja dhe pastaj të kthehen në Shtëpinë e të Moshuarve. Ka dëme materiale, një pjesë e konsiderueshme e objekteve që gjenden aty, ndërsa dëme në njerëz nuk ka, banorët janë në gjendje të mirë, përveç një rasti që është duke u trajtuar në QKUK. Ndërhyrja do të bëhet në kuptimin e dezinfektimit, pastrimit dhe lyerjes së asaj pjese dhe pastaj ekspertët e policisë dhe zjarrfikësve do të vendosin se kur do të kthehen të njëjtët, do t’iu lajmërojmë”, tha Lushaku.

Në ndërkohë që punët për kthimin e të moshuarve në objektin e tyre po vazhdojnë, Lushaku foli edhe për një plan tjetër të komunës.

Ai tha se ndërtimi i një objekti të ri për të moshuarit është prioritet për ta dhe se çdo pjesë e planifikimit po shkon drejt finalizimit.

Komento: