Edhe një rrugë në kryeqytet do të jenë e pajisur me semaforë.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tha se në udhëkryqin e rrugëve: Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Adullahu do të vendosen semaforët.
Ahmeti gjithashtu përmendi faktin se ky kryqëzim është shpesh herë lokacion i aksidenteve dhe pas analizave të bëra me policinë, në këtë vend do të vendosen semaforët.
Ja postimi i plotë:
Këto ditë në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu (ose më thjeshtë te furra Qerimi do të vendosen semaforët. Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve.