Komuna zbukuron vendkalimet pranë dy shkollave fillore në Prishtinë

18:14 | 10 Gusht 2022

Komuna e Prishtinës ka intervenuar në afërsi të shkollave fillore “Zenel Hajdini” dhe “Gjergj Fishta”.

Tani me siguri se fëmijët do të ndjehen më të sigurt dhe më mirë kur e kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë.

Disa nga intervenimet e komunës janë: sinjalizimi horizontal dhe vertikal, shtylla kundër parkimit të veturave, rrethoja, shenjëzim dhe ndriçim.

Komento: