Komunat humbin 5.2 milionë euro, shkaku i shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes nga MPL

14:57 | 26 Shtator 2020

AKK: Komunat humbin 5.2 milionë euro, shkaku i shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes nga MPL.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar lidhur me shkëputjen e njëanshme nga Ministria e Pushtetit Lokal të marrëveshjes tripalëshe në mes të MPL-Komunave të Kosovës dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se ky vendim i MPL-së do të humb 5.2 milionë euro investime në komunat e Kosovës, nga donatorët e jashtëm.

Po ashtu, AKK kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.

Më poshtë gjeni deklaratën e AKK-së:

DEKLARATË RRETH SHKËPUTJES SË NJËANSHME NGA MINISTRIA E PUSHTETIT LOKL (MPL) TË MARRËVESHJES TRIPALËSHE NË MES MPL- KOMUNAVE- HELVETAS SWISS COOPERATION NË KOSOVË

1. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) e ka përkrahur dhe do e përkrah skemën e granteve dhe i falenderon organizatat donatore për investimet e bëra deri më tani në fusha të ndryshme e që këto investime kanë ndikuar në përmisimin e jetës së qytetarit dhe zhvillimin e demokracisë lokale. AKK kërkon nga donatorët që edhe në të ardhmen të kenë një bashkëpunim të tillë me komunat e Republikës së Kosovës.

2. AKK shpreh shqetësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion EUR.

3. AKK-së nuk pajtohet me arsyetimin e këtij vendimi se deklarata e Kuvendit të AKK-së, ku kërkohet transparencë dhe bashkëpunim më të mirë në mes MPL e Komunave, është shkaktar për shkëputjen e njëanshme të marrëveshjes tripalëshe. Vendimi mbi ndërprerjen e marrëveshjes tripalëshe nuk do të duhej të merrej pa konsultim paraprak me partnerët e marrëveshjes e në këtë rast edhe pas konsultim paraprak me komunat e Republikës së Kosovës si përfituese të këtij granti.

4. Kërkojmë nga z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.

Komento: