Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale

11:40 | 13 Gusht 2026
komunat-planifikojne-proteste-ne-mbrojtje-te-buxheteve-komunale

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar në Klan Kosova se komunat planifikojnë të protestojnë në mbrojtje të buxheteve komunale.

Ibrahimi tha se protesta pritet të mbahet në shtator, duke theksuar se komunat po kërkojnë zgjidhje për problemet financiare me të cilat po përballen.

Sipas tij, niveli qendror u ka borxh komunave rreth 360 milionë euro, ndërsa kjo situatë po ndikon në funksionimin dhe realizimin e projekteve në nivel lokal.

Ai tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të kërkojë që obligimet financiare ndaj komunave të përmbushen.

Komento: