Komunat të martën do të padisin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit

23:45 | 21 Gusht 2022

Komunat kanë marrë vendim që ta padisin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit i kanë shkaktuar dëme mbi 35 milionë euro komunave të vendit. Me 23 gusht dorëzohen paditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit do të përballen me padi. Me 23 gusht, komunat do të padisin të dy këto dikastere për shkak se po vlerësohet se u kanë shkaktuar dëme rreth 35 milionë euro në buxhetin lokal.

Kështu bëri të ditur drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ibrahimi foli edhe për projektet që janë ndaluar.

Mes tjerash drejtori ngriti shqetësim edhe për furnizimin me libra shkollor nëpër komuna.

Komento: