Komunën e Istogut e shpall ‘Qytetar Nderi’ komandantin e Iowa-s

12:18 | 08 Maj 2019

Komandanti i Iowa është shpallur ‘Qytetar Nderi’ nga komuna e Istogut.

Komuna e Istogut sot me anë të një ceremonie solemne në Kuvendin Komunal i ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” Gjeneralmajor Timothy E. Orr.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Haki Rugova, Kryetari i Kuvendit Komunal, Qaush Balaj, asamblistë dhe shumë qytetarë të këtij qyteti.

Gjeneralmajor Timothy E. Orr gjatë fjalimit të tij falënderoi Komunën e Istogut për këtë titull që i dhanë.

“Për mua nuk ka arritje më të madhe se sa ta pranojë çelësin e qytetit të Istogut”.

“Do të përdorë këtë çelës me përgjegjësi dhe krenari dhe u premtoj që nuk kam me hap dyer që nuk duhet, do të bëhem qytetar i mire”, tha Orr.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal, Qaush Balaj, tha se ndarja e këtij çmimi është si rezultat i punës madhore që ka bërë Gjeneralmajor Timothy E. Orr për miqësinë Kosovë dhe SHBA.

“Është obligimi i yni qytetar që kontributin e komandantit ta vendosim në mesin tonë përgjithmonë”.

“Ky titull nuk nën kupton se Orr është vetëm qytetar i Istogut, ky titull nënkupton që ju Orr jeni përgjithmonë qytetarë i Kosovës, tha Balaj gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni.

Komento: