Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian po bëhen me qendër multikulturore në kryeqytet

14:56 | 11 Dhjetor 2025
Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian po bëhen me qendër multikulturore në kryeqytet

Në kryeqytetin e Kosovës po hapet një hapësirë e re që premton të ndryshojë mënyrën se si shohim kulturën, edukimin dhe përfaqësimin shoqëror.

Qendra Kulturore KRAH, e themeluar nga organizata VORAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), vjen si një nismë e guximshme që bashkon artin, edukimin dhe diversitetin për të fuqizuar komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke ndërtuar ura të reja me shoqërinë e gjerë.

Sipas njoftimit për media, KRAH nuk është thjesht një qendër kulturore por është një vend i gjallë i krijimtarisë, një platformë ku zëri i komuniteteve të ndryshme dëgjohet, shihet dhe respektohet.

“Përmes ekspozitave, aktiviteteve artistike, trajnimeve dhe punëtorive, KRAH synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim personal dhe kolektiv”, thuhet në njoftimin e KRAH.

Komento: