Koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë më ushqim në FSK, Maqedonci: Kosto më e ulët e shërbim më kualitativ

13:38 | 02 December 2024
koncepti-i-ri-i-veteqendrueshmerise-me-ushqim-ne-fsk,-maqedonci:-kosto-me-e-ulet-e-sherbim-me-kualitativ

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë më ushqim në FSK, jo vetëm që ka kosto më të ulët, por edhe është më kualitativ.

Kështu u shpreh ministri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë, që koncepti i ri i vetqëndrueshmërisë me ushqim, përveç që ka një kosto jashtëzakonisht më të ulët të shpenzimeve, në krahasim me buxhetin e planifikuar me kontratë trevjeçare, ku ka qenë i planifikuar një buxhet prej 13 milionë eurove, për operatorët ekonomik për të shërbyer ushqim, dhe me konceptin që jemi duke zhvilluar, atë po e bëjmë me më pak se 4 milionë euro. Gjithashtu po mundëson të shërbehet ushqim më kualitativ, dhe një vetëqëndrueshmëri të nevojës si në rastin e 29 nëntorit”, tha Maqedonci.

Komento: