Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti takohet me Hahn

13:49 | 18 Shkurt 2022

Ditën e parë të Konferencës së Sigurisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e parë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e nisi me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Kurti bëri me dije se nga Hahn kërkoi më shumë ndihmë financiare e teknike për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Bashkë me Kurtin, në Mynih është edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.

Komento: