Dy njerëz në Britani rezultojnë pozitivë me koronavirus.
Dy pacientë në Angli, anëtarë të së njëjtës familje rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri kinez, njoftoi kreu i autoritetit shëndetsor në vend Chris ëhitty.
Ato nuk treguan se nga cila zonë e Anglisë ishin pacientët, por burimet thanë se po trajtoheshin në spitalin Neëcastle, në veri të vendit.
Në një deklaratë ëhitty tha: “Mund të konfirmojmë se dy pacientë në Angli, anëtarë të së njëjtës familje, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.
Sistemi shëndetësor britanik NHS është i mirë-përgatitur dhe me eksperiencë për infeksionet dhe po punojmë me shpejtësi për të identifikuar kontaktet e mundshme të pacientëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme”.
Identifikimi i rasteve të para në Angli vjen pak pasi në Angli u ul avioni i parë me 83 britanikë të evakuar nga qyteti kinez në qendër të epidemisë.