Konfirmohen 111 raste të reja me koronavirus në Serbi

15:54 | 02 Prill 2020

Ka shkuar në 1171 numri të prekurve me koronavirus në Serbi.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja.

Këtë lajm e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Nga raporti i fundit i orës 15:00, thuhet se janë testuar mostrat e 637 individëve, 111 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 526 negativë.

Bilanci i të vdekurve me COVID-19 në Serbi është rritur në 31.

Komento: