Janë konfirmuar 26 raste me koronavirus te skuadra shumë e njohur evropiane.
Në Rumani nuk dihet se kur do të përfundojë ky sezon futbollistik pasi koronavirusi po bën namin dhe po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme.
CFR Cluj-Botosani është shtyrë, për shkak se 26 pjesëtarë të CFR Cluj kanë dalë me koronavirus.
Testet kanë treguar se 16 futbollistë dhe 10 anëtarë të stafit janë të infektuar dhe për 14 ditë duhet të qëndrojnë të izoluar.
Jo vetëm ata, por edhe të tjerët që kanë pasur kontakte me ta.
Duhet thënë se këto nuk janë rastet e para me COVID-19 në futbollin rumun, pasi të prekur ka pasur edhe te Dinamo, Botosani, dhe Universitatea Craiova, sikurse edhe në ekipe të ligës së dytë.
Concordia Chiajna, Petrolul Ploiesti and FC Arges janë prekur dhe mes tyre e ka pësuar edhe Armando Vajushi, shkodrani që është pjesë e Petrolul.