Konfirmohen 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 22 të tjerë

20:24 | 04 Maj 2020

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

IKSHPK bën të ditur se sot pas testimit të 254 mostrave të dyshimta me Covid-19, vetëm 4 kanë dalë pozitive.

Po ashtu, 22 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 403.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rrekomandimet që sa më shpejt të dilet nga kjo krizë pandemie.

Komento: