Konfirmohen afro 400 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

14:46 | 14 Gusht 2022

Koronavirusi po vazhdon të jetë i pranishëm në vendin tonë.

Edhe 393 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.

Rezultatet në fjalë vijnë pas 1230 testimeve.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Komento: