Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Mal të Zi

20:40 | 17 March 2020

Mali i Zi ka konfirmuar dy rastet e para të prekur me koronavirus.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se 2 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Kryeministri Dusko Markovic njoftoi se të prekura janë dy gra të moshës 72 vjeç dhe 47 vjeç.

Të prekurat kishin histori udhëtimi. Së fundi ato ishin kthyer nga Amerika, përkatësisht Spanja.

Spanja pas Italisë është vendi më i prekur nga koronavirus në Europë. Ndërkohë SHBA ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve.

Mali i Zi deri më tani ka qenë vendi i vetëm në Europë i pa prekur nga Covid-19.

Komento: