
Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 15 numri i të infektuarve.
Edhe dy raste të reja janë shënuar me koronavirus sot në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive.