Konfirmohen ndryshime të mëdha te Barcelona

23:58 | 13 April 2020

Janë konfirmuar ndryshimet te Barcelona.

Gjatë javës së kaluar, gjashtë anëtarë të bordit drejtues dhanë dorëheqja nga detyrat e tyre te skuadra e Barcelonës.

Zëra të shumtë janë ngritur kundër Josep Maria Bartomeu, duke bërë që të vijnë edhe dorëheqjet.

Sot, Bartomeu ka thirrur mbledhjen e pjesës së mbetur të bordit, duke propozuar edhe emrat e rinj.

Më u sjellim të gjithë emrat që sot janë zgjedhur në postet drejtuese të skuadrës katalane.

Me propozimin e presidentit Bartomeu, bordi i drejtorëve ka aprovuar emërimin e Jordi Mois si zv.President ekonomik; Pau Vilanova se zv.President institucional; Oriol Tomas si zv.President të sferës komerciale; Marta Plana si sekretare të bordit të drejtorëve dhe David Bellver si arkëtar.

Në anën tjetër, Javier Bordas do të jetë përgjegjës për skuadrën e parë, kurse Xavier Bilajoana do të meret me Barca B, akademinë dhe futbollin e vashave.

Komento: