Raportohen vdekjet e para në Gjermani nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për dy persona që kanë ndërruar jetë në zonën e Rhine-ëestphalia, zona më e populluar në vend.
Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në shtetin perëndimor të North Rhine-ëestphalia tha se një grua 89-vjeçare e prekur nga koronavirusi, ka vdekur në qytetin Essen. Po ashtu, tha ai, edhe një pacient ka vdekur në rajonin e prekur në masë të madhe nga virusi, në Heinsberg, raporton Reuters.
Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi.
Numri i rasteve të konfirmuara në vend është rritur gjithashtu nga 1.492 në 7.375, duke e bërë shkallën e përhapjes italian më të madhe sesa në Korenë e Jugut.