Nuk do të mbahet Samiti i Parisit.
Zyra për informim e Qeverisë gjermane ka konfirmuar anulimin e Samitit të Parisit.
Samiti i Parisit në të cilin pritej të takoheshin liderët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Serbisë nën mbikqyrjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Mekel është anuluar.
Lajmi është bërë i ditur për “DË” nga zyra për informim e qeverisë gjermane.
“Është e vërtetë se takimi i paralajmëruar për 1 korrik do të anulohet”, thuhet në përgjigjen e tyre.
“Gjermania dhe Franca vazhdojnë të jenë në kontakt të afërt me Kosovën dhe Serbinë”.
Në përgjigjen e tyre po ashtu thuhet se: “në nivel të përgjithshëm nuk japim informacione për kontaktet e punës”.