Konfirmohet anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë

13:08 | 11 February 2019

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka konfirmuar anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Timothy Orr.

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr.

Richard Mei, zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka thënë për portalin Koha net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Mei.

Ndryshe, anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan mund të ndërlidhet edhe me vendimin e qeverisë së Kosovës për mos heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Komento: