Konfirmohet: Arian Tahiri lidh koalicion me AAK-në në Mitrovicë

13:56 | 03 Nëntor 2025
Konfirmohet: Arian Tahiri lidh koalicion me AAK-në në Mitrovicë

Arian Tahiri ka bërë të ditur se sot është nënshkruar koalcioni me AAK-në për balotazhin e 9 nëntorit në Mitovicë.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.

Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!

Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.

9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”.

Komento: