Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut i dyshuar për vrasjen në Hajvali, Ministria e Drejtësisë tregon kur pritet të ekstradohet në Kosovë

15:56 | 28 Tetor 2025
Konfirmohet arrestimi i Xhemail Nuhiut i dyshuar për vrasjen në Hajvali, Ministria e Drejtësisë tregon kur pritet të ekstradohet në Kosovë

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin e Xhemail Nuhiut, të dyshuar për vrasjen e 11 gushtit në Hajvali, ku mbeti i vrarë Muhamet Matoshi. 

Në një përgjigje  Ministria e Drejtësisë  ka thënë se procedura e ekstradimit të Nuhiut do të realizohet sapo vendimi i marrë nga autoritetet britanike bëhet i plotfuqishëm. Ministria e Drejtësisë ka refuzuar të japë detaje tjera.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Policia e kishte shpallur person në kërkim Nuhiun më 12 gusht , duke kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij. Motivi i vrasjes raportohet se ishte një mosmarrëveshje në komunikacion. /GazetaExpress/

Komento: